Në 48 orët e fundit Tirana ka regjistruar një numër rekord shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor. 338 drejtues mjetesh dhe automjetesh janë vënë nën hetim, ku 125 prej tyre janë konstatuar duke udhëtuar me celular në dorë, 148 drejtues motomjetesh kanë lëvizur pa kaskën mbrojtëse. 15 shoferë të tjerë janë vënë nën hetim pasi nuk kanë zbatuar shpejtësinë e lejuar në zona të banuara dhe 14 të tjerë për targa të modifikuara dhe xhamat e makinës të errësuar. Sakaq është arrestuar 1 person i shpallur në kërkim dhe 1 drejtues tjetër është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë efektivët.
Ndërkohë, 48 shoferë janë gjobitur për shpejtësi mbi normat, ndërsa 48 të tjerëve u është pezulluar patenta për të njëjtën arsye. 13 drejtues mjetesh nuk u kanë shpëtuar prangave, ku 8 prej tyre po udhëtonin në gjendje të dehur ndërsa 5 nuk kishin leje drejtimi. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.
Statistika përgjatë 48 orëve: • Arrestuar 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli. • Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi. • Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
• Konstatuar dhe proceduar administrativisht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit. • Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. • Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të errësuar dhe targa të modifikuara. • Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h. • Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse. • Proceduar 125 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve