Me një video nga qyteti i Lezhës e ka nisur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama.
Ky qytet, shkruan, Rama ka pësuar ndryshime duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Programi kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit është shtrirë në 70 qytete dhe një prej tyre është edhe Lezha.