Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën tre qytetarë si pasojë e Covid-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë: 27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. Në total numri i rasteve aktive është 3.605.