“Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe kurioziteti i publikut sa vjen e rritet për të mësuar më shumë detaje rreth këtij “reality show”. Ashtu siç u mësua më herët, moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani, një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ajo ndan herë pas here momente nga puna për realizimin e “BBV” dhe të shumtë janë ata që mezi i presin, por ka dhe të tjerë që mesa duket bezdisen nga postimet e Arbanës në lidhje me programin që do të drejtojë së shpejti.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një klip promovues ku ka shkruar se “BBV” do të vijë në tetor. Aty ka rënë në sy komenti i një ndjekësi i cili i ka shkruar se bezdiset nga postimet e shpeshta të saj në lidhje me “reality show-n”. “Thjesht bëhesh e bezdisshme me këto reklama pa lidhje, se do fillojë BB e kemi marrë vesh, u bë kohë, janë shumë acaruese këto reklama 10 sekonda”, i shkruan një ndjekës.
E nga ana tjetër, kjo nuk kishte si të mos merrte vëmendjen e Arbanës, e cila nuk ka ngurruar që t’i kthejë një përgjigje. “Është puna ime dhe më pëlqen shumë, po shumë fare”, i është përgjigjur Arbana.