Në një prononcim për mediat, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, tashmë i sapo zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PS, tregoi rëndësinë dhe sfidën që e pret për të ardhmen. Ai tha se pozicioni i sapoemëruar është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën në këtë pozicion. “Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit.
Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur. PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë për t’u transformuar dhe e qartë për të ardhur. Është një sfidë e mirëpritur. Pozicioni i sfidës së PS nga menaxhimi i përditshëm është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. (Do të dëshiroje të ishe ministër) Kjo (Sekretar i Përgjithshëm) është një pritshmëri e mirë dhe për mua, nuk kam ndonjë shqetësim në këtë drejtim”, tha Gjiknuri.