Kosova ka arritur të gjejë fitoren e parë në kualifikueset për Katar 2022.
Pas humbjeve të pësuara në dy ndeshjet e para kundër Suedisë dhe Spanjës, skuadra e Challandes ka mundur 1-0 Gjerogjinë në transfertë pasditen e sotme. Ndeshja e luajtur në Batumi Stadium është vendosur në minutën e 18-të nga një autogol i Kocholava.
Miqtë kanë gjetur edhe golin e dytë në minutën e 84-t, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje.
Kjo fitore e ka ngjitur Kosovën në vendin e tretë me 3 pikë.