Që pas 25 Prillit, Ilir Meta ka rënë në ‘qetësi’. Ai ia ka kushtuar postimet e tij përkujtimit të të vdekurve apo pushimeve që po kalon. I pyetur për këtë ‘zbutje’ të Presidentit në skenën politike, Kryeministri Edi Rama tha se s’bëhet fjalë për ndonjë pajtim.
Mungesën e toneve të ashpra të Metës, Rama e la të nënkuptohet se është një zgjedhje e tija. “Unë me Ilir Metën nuk jam grindur. Nuk ka asnjë kompromis. Rrugët e tij me Partinë Socialiste janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme” – tha kryeministri në ‘Opinion’.