508 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, ndërsa 5 persona të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 3074 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar vetëm në Tiranë 240 qytetarë. 33 raste të reja janë shënuar në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnjë, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.682 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166.702 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (13 Tetor 2021) Raste të reja ditore 508 Të shëruar në 24 orë 693 Të shtruar në spitale 161 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 3074 Testime totale 1,246,320 Raste pozitive 176,172 Raste të shëruara 166,702 Raste Aktive 6,682 Humbje jete 2,788
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3043 Durrës 810 Fier 644 Shkodër 528 Vlorë 287 Elbasan 291 Lezhë 237 Berat 222 Gjirokastër 203 Kukës 154 Korçë 146 Dibër 117