Shumica e grave, kur fillojnë të takohen me një burrë, shikojnë edhe nëse shenja e tij e Horoskopit përputhet me të sajën, jo vetëm romantikisht, por edhe seksualisht. Sipas astrologëve bën shumë mirë, pasi ka kombinime ideale të shenjave të Horoskopit në dhomën e gjumit.
Dashi me Akrepin Kombinimi perfekt që do u japë flakë çarçafëve: Dashi lind nevojën që Akrepi ta nënshtrojë atë dhe Akrepi që Dashi ta kufizojë atë. Rezultati; Seks absolutisht i nxehtë!
Shigjetari me Demin Edhe pse krejtësisht të ndryshëm në letër, Demi dhe Shigjetari kur bien në shtrat janë kombinimi më shpërthyes. Dallimet e tyre i bëjnë çiftin romantik perfekt, pasi plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrën më të mrekullueshme.
Binjakët me Bricjapin Bricjapi, i ndrojtur dhe i rafinuar, i bën përshtypje Binjakëve, i cili vdes nga kurioziteti për të zbuluar të gjitha aspektet e karakterit të Bricjapit. Të dy bëjnë mrekulli kur takohen seksualisht!
Luani me Peshoren Peshorja zbut Luanin egoist dhe e mëson atë të jetë bujar. Marrëdhëniet e tyre seksuale karakterizohen nga kënaqësia dhe zemërgjerësia e madhe!
Peshqit me Gaforren Ata të dy janë aq të butë, saqë me të vërtetë është kombinimi perfekt. Ata i kuptojnë nevojat e njëri-tjetrit dhe punojnë me një harmoni dhe sensualitet të tillë që i çon në një udhëtim përvojash seksuale që do të jenë të paharrueshme në zemrën e tyre të dashur.
Virgjëresha me Ujorin Këto dy shenja ose do të kenë marrëdhënien perfekte, ose do kenë më të keqen. Nuk ka një të mesme. Ujori priret të jetë pasionant dhe me temperament të fortë, ndërsa Virgjëresha punon më metodikisht dhe është e padurueshme. Në një skenar të mirë, marrëdhënia midis këtyre dy shenjave do të jetë vërtet udhëzuese dhe do t’u ofrojë atyre kënaqësi të jashtëzakonshme në çdo fushë.