Cikloni i fuqishëm i cili po shkakton stuhi mjaft të fuqishme lokale në Italinë jugore dhe jugperëndimore nuk pritet të arrijë në territoret tona ngase do të pengohet nga masat e fuqishme anticiklonike me origjinë nga Azoret të cilat po zhvillohen në Evropën Qendrore dhe lindore duke penguar lagështinë e Mesdheut të arrijë në trojet tona.

Sipas ecurive aktuale në rajonin tonë nuk priten reshje atmosferike deri në fillim të muajit nëntor, kur mund të kemi dobësimin e masave ajrore anticiklonike dhe depërtimin e masave të lagështa ajrore ciklonike të cilat eventualisht mund të na sjellin reshje të reja atmosferike.

Pra, para nesh do të ketë disa ditë vjeshte me netë dhe mëngjese të ftohta dhe ditë relativisht të ngrohta.