Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi se vendimet e marra nga këshilli i ministrave. Ahmetaj tha se nga data 25 nëntor i këtij viti do të nisë shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku bëri me dije edhe mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e tyre.
“Një vendim i rëndësishë, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale duke nisur nga 25 nëntori i këtij viti. Në vendim është përshkruar qartë një mëyrë transparence e shpërndarejs së apartamenteve.
Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore. Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që mos ketë pikëpyetje. Brenda procesit të rindërtimit do të ndërtohen, po ndërtohen 167 shkolla dhe jam duke përfshirë dhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Sot që po flasim janë rreth 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër me buxhetin e shtetit janë në fazën përfundimtare të mbarimit. Jemi duke diskutuar me OSHEE që është sha dhe ka procedurat e veta për energjinë. marrëveshjen e parë për apartamente ” u shpreh Ahmetaj.