Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith u takua sot me Kryeministrin Edi Rama.
Ata diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi si: mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurisë; rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër; inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm dixhital në Shqipëri, arsimi, rinia dhe kultura.
Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim Kryeministrin Rama në Glasgow në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë. Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri”, u shpreh ambasadori King-Smith.