Çdo gjë është shkrumbuar në apartamentin që u përfshi nga flakët në zonën e Astirit mëngjesin e sotëm. Report Tv sjell pamjet nga banesa ku jetonte nënë e bir, prej disa kohësh.
Klajdi Osmënaj, 36-vjeç, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës, ndërkohë që mamaja e tij është hedhur nga dritarja për të shpëtuar nga flakët, por ka humbur jetën rrugës për në spital. 36-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.