Kosova “po merr” frymë nga COVID. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vi kt imë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton se nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051.