Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2021 është ndarë mes tre shkencëtarëve. Dy shkencëtarët Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann fituan këtë çmim për zbulimin e tyre “për modelimin fizik të klimës së Tokës, kuantifikimin e ndryshueshmërisë dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale“.
Ndërkohë këtë çmim dy shkencëtarët do e ndajnë dhe me Giorgio Parisi, i cili është vlerësuar për “Për zbulimin e ndërveprimit të çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkallët atomike në planetare“. Sipas Akademisë Nobel, tre laureatë ndajnë Çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për studimet e tyre mbi fenomenet kaotike dhe në dukje të rastësishme.
Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann hodhën themelet e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të. Ndërsa nga ana tjetër Giorgio Parisi shpërblehet për kontributet e tij revolucionare në teorinë e materialeve të çrregullta dhe proceseve të rastësishme.