Nga 2,580 testime të kryera, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me Covid 444 qytetarë. Janë këto të dhënat e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se gjithashtu 315 pacientë janë shëruar. Në raportin ditor thuhet se katër pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Raportimi i plotë:

Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë. Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.