Kurba e infektimeve me Covid pritet të ketë një rënie të lehtë edhe në dy javët në vijim. Specialistët e institutit të shëndetit publik thonë se për të patur sa më pak raste duhet të rritet mbulesa vaksinale.

Në Shqipëri trendi është i qëndrueshëm. Trendi parashikohet edhe në javët në vijim i qëndrueshëm me një rënie të lehtë, por për të rënë ende duhet të vaksinohen sa më shume persona – thotë specialisti Artan Simaku. Aktualisht vetëm në 10 bashki ka rritje të infektimeve, ndërsa në 94 % të vendit shifrat e Covid po ulen.

Nga 60 bashki që ka vendi në shumicën e bashkive, rreth 50 bashki ka trend rënie. Në 10 bashki ka trend në rritje, kryesisht të vogël e kanë 10, Himarës, Sarandës, Gjirokastrës nga 200 raste për 100 mijë banorë. Trendi nuk paraqitet nga rastet ditore por nga shtrimet spitalore dhe ato në terapi intensive. Për t’i paraprirë muajve të dimrit dhe për të rritur mbulesën vaksinale, autoritetet kanë vendosur që tetori të jetë muaj i hapur për vaksinimin e personave mbi 18 vjeç.