Ministria e Shëndetësisë ka dhënë të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me bilancin e Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2193 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 435 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Në spitalet Covid po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa në të gjithë vendin janë 6.268 pacientë aktivë.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë. Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Statistika (17 Tetor 2021) Raste të reja ditore 435 Të shëruar në 24 orë 446 Të shtruar në spitale 163 Humbje jete në 24 orë 10 Testime ditore 2,193 Testime totale 1,259,366 Raste pozitive 177,971 Raste të shëruara 168,883 Raste Aktive 6,268 Humbje jete 2,820 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,997 Durrës 721 Fier 704 Shkodër 514 Elbasan 231 Gjirokastër 205 Berat 194 Lezhë 188 Vlorë 121 Korçë 155 Kukës 156 Dibër 82