De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Kosovës. Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbyll eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim. Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë. “Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

Por sa do të përshtatej italiani te Kosova? Kjo ngre shumë dyshime pasi Kosova ka ecur gjithmonë me filozofinë sulmuese. Ndërkohë me afrimin e De Biazit, dardanët do të punonin më shumë në mbrojtje dhe kjo do të limitonte sulmuesit që të tregojnë aftësitë e tyre.