Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër.
Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme. Depresioni ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Ai mund të shkaktojë probleme emocionale, funksionale dhe fizike. Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare.
Kjo si pasojë e modeleve jo reale me të cilat sidomos të rinjtë ndeshen në mediat sociale, qoftë këta të ashtuquajtura figura të modelingut apo edhe pseudo-artiste me karriera të dyshimta.
Ndërkohë që edhe tek moshat e tjera pasojat e depresionit bëhen serioze dhe nevoja për trajtim afatgjatë mund të bëhet urgjente.
Shenjat e Depresionit që duhen dalluar
Ndryshimet Emocionale
Të afërmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:
Trishtim dhe të qara pa arsye.
Boshllëk emocional dhe ndjesia e të qenit të pashpresë.
Acarim dhe mërzi.
Zemërim për probleme nga më të voglat.
Humbje interesi për aktivitete të ndryshme.
Konflikte të vazhdueshme me miqtë dhe familjen.
Vetëvlerësim i ulët, ndjenja faji dhe mosvlerësimi për veten.
Fiksime, ekzagjerime, fajësim të vetes dhe kritika të ashpra ndaj vetes.
Ndjeshmëri të lartë ndaj dështimit ose refuzimit.
Vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe vendimmarrje.
Prishtmëri të zymta për jetën.
Mendime të shpeshta për vetëvrasje dhe vdekjen.
Ndryshimet në Sjellje
Të afërmit duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj ndryshimeve në sjellje si për shembull:
Lodhje, mungesë energjie, pagjumësi ose fjetje për orë të tëra.
Përdorimi i drogës, alkolit dhe ndryshime në oreks.
Acarim, dridhje duarsh, ngadalësi në lëvizje e në të menduar.
Ankesa për dhimbje koke, izolim social dhe mungesa në shkollë.
Neglizhencë dhe shpërthime nervash të rrezikshme.
Lëndim të vetes dhe plane specifike për vetëvrasje.
Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek
Për një të afërm apo mik, është shumë e vështirë të dallojë ndryshimin mes luhatjeve të humorit si pasojë e depresionit.
Nëse simptomat e lartpërmendura kanë një ndikim negativ në jetën e personit, atëherë duhet të shkoni tek një ekspert i shëndetit mendor.
Simptomat e depresionit nuk kalojnë vetë. Nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të shkaktojnë probleme serioze.
Depresioni shkaktohet nga anormalitë në transmetuesit nervorë, ndryshimet hormonale, traumat në të shkuarën por mund të jetë edhe i trashëguar.