Kjo e mërkurë parashikohet e mrekullueshme, sidomos në marrëdhëniet sentimentale. Moment rikuperimi për shumë prej jush, sidomos për ata që janë lodhur në kohë: këshilla është të mos merreni me aventura nga të cilat nuk jeni të sigurtë se do dilni. Në fushën sentimentale do e nisni ditën shumë mirë: jeni të motivuar, të fortë, të gjallëruar dhe plot besim. Yjet do sjellin një erë të re mes atyre që kanë një jetë të qetë në çift, edhe sepse mirëkuptimi me partnerin do jetë i shkëlqyer.
Nëse jeni single, ju pret një e mërkurë bujare në raportin miqësor dhe atë afektiv. Ditë zbavitëse për ata që duan dashuritë e shpejta dhe kalimtare. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e një dashurie me shikim të parë, me atributet e duhura për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në punë yjet ju dhurojnë energji të mëdha që do shtojnë dëshirën tuaj për të vepruar. Mundësi për kontrata të reja fitimprurëse.