Ditë e sotme po mbahet Samiti i Brdos në Slloveni, ku janë bërë bashkë liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Mes pjesëmarrësve është edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë për nisjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.