Prestigjozja gjermane ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një artikull çështjes së mafias së drogës në Holandë.
Shkrimi i publikuar sot në faqen e saj të parë analizon sesi mundi Holanda ta bëjë mafian të fuqishme me politikën e saj naive për drogën.
“Djathë, kokainë dhe vrasës”, ky është titulli që mban shkrimi i të përjavshmes prestigjoze gjermane ‘Der Spiegel’.
Në brendi të shkrimit citohet ndër të tjera se në Holandë, bandat e kokainës po armatosen me kalashnikovë, ndërkohë që oficerë policie, avokatë dhe gazetarë po rrezikojnë jetën e tyre.
‘Holanda është historia e një vendi që iu dorëzua me dëshirë drogës’, shkruan ‘Der Spiegel’. (Lexo.al)