Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) wshtw shprehur se procesi i votimit deri në mesditë është duke u shoqëruar me pjesëmarrje të ulët, përveç komunave në veri.
Sipas DnV, në komunat veriore, mesatarja e pjesëmarrjes në këtë proces është tri herë më e lartë, në krahasim me komunat tjera.
Në një deklaratë për mediat, DnV ka thënë se ka vërejtur respektim të masave për luftim të pandemisë.