Një ditë për t’u mbajtur mend përgjithmonë, ajo e së shtunë, për mesfushorin e Juventus, Manuel Locatelli. Lojtari, në fakt, pasi ka vendosur derbin kundër Torino-s në minutën e 86-të, ka arritur edhe një sukses tjetër të madh jashtë fushe: e dashura Thessa Lacovich ka pranuar propozimin e tij për martesë.

23-vjeçarja, me origjinë nga Kosta Rika, ka publikuar në Instagram një fotografi të momentit kur ka marrë propozimin për martesë.

Po, me gjithë zemër, ka shkruar ajo.

Një nga komentet e para ka ardhur nga Alice Campello, gruaja e Alvaro Morata, që ka shkruar: Çfarë emocioni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thessa (@thessalacovich)