Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Suedi për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemizmit, në Malmo.
Më tetor të 2020, Shqipëria iu bashkua 34 vendeve anëtare të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, (IHRA), duke miratuar rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për antisemitizimin, të përcaktuar nga kjo Aleancë. Rezoluta mori votat unanime pro të deputetëve të pranishëm dhe asnjë votë kundër.
“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”, thekson rezoluta përkufizimin e përdorshëm të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.