Sot dhe nesër zhvillohet në Tiranë edicioni i 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Tema e këtij edicioni përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.

Në forum mbajti një fjalë edhe Kryeministri Rama, ndërkohë që pritet të marrin pjesë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka; Rektorja e Kolegjit të Evropës dhe Ish Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini.

Në fjalën e tij Rama tha se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian. Sipas tij procesi i zgjerimit mund të kërkojë shumë kohë.

‘Ballkani perëndimor të mbështetet për transformimin’, tha Rama ndër të tjera.