Veriperëndimi i Italisë ka parë kësaj jave përmbytje pas rënies së më shumë se 70 cm shi në 12 orë, në zona të caktuara. Qyteza e Rossiglione në Genoa pa të binin 82.9 përqind e sasisë mesatare vjetore të reshjeve së bashku me të gjithë rajonin e Liguria në veriperëndim të vendit. Shirat kanë shkaktuar kësaj jave përmbytje dhe rrëshqitje dheu por nuk janë raportuar v ik ti ma apo dëme serioze.
Më e goditura raportohet se është Savona, në bregdetin e Ligurias, ku u shënuan rëshktije dheu e përmbytje, teksa disa disa lumenj e përrenj dolën nga shtratet e tyre. 50 cm shi u regjistruan në Cairo Montenotte dhe Vicomorasso në periudha të ndryshme, teksa rajonet njihen tradicionalisht si nga më të prekurat nga reshjet.
Qyteti port i Genoa, zona më e populluar në Liguria mbylli disa shkolla dhe parqe si rezultat i motit. Reshja madhore u regjistruan dhe në Venecia me një përmbytje të pjesshme të sheshit St Mark. Rrjeti i parashikimti të motit Coldiretti parashikonte më shumë mot të keq dhe bënte thirrje për ndërhyrje efektive për trajtimin e problemeve. Moti i pazakontë ka prekur të gjithë Evropën me përmbytjet e mëhershme në Belgjikë e Gjermani, apo zjarret që përshfinë zonën e bregdetit mesdhetar gjatë verës.