Në orët e fundit, sipas raportimeve, Selaniku dhe Halkidiki-a janë në mëshirën e kushteve të këqija të motit.
Rrugët janë të bllokuara ndërsa ekipet e shpëtimit po qëndrojnë në gatishmëri. Stuhia që ka sjellë sasi të mëdha shiu ka goditur Greqinë Veriore ndërsa në Zagliveri u desh ndërhyrja e Brigadës së Zjarrit për të shpërtuar katër persona.
Atu u nxorën nga banesa e tyre që ishte përmbytur dhe u dërguan në një vend të sigurt. Deri më tani, qarkullimi është ndaluar në pesë pika kryesore ndërsa rruga nacionale Selanik-Kavala është po ashtu e mbyllur.
Më herët gjatë ditës banorët morën një njoftim emergjent nga Mbrojtja Civile që të shmangnim udhëtimet për në Halkidiki, Lagada dhe Volvi.