Prej disa ditësh, në Qendrën Shëndetësore Numër 10 në kryeqytet, kërkesa për të marrë vaksinën kundër gripit stinor është e lartë. Ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë që këtë sezon do të kemi bashkëqarkullim të virusit të gripit dhe Sars Cov 2, duke e bërë kështu domosdoshmëri injektimin e të dy vaksinave.

Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik thonë se vaksina që po aplikohet na mbron nga 4 viruse gripale. Për disa kategori vaksina është falas. Ekspertët thonë se vaksina e gripit mund të injektohet paralelisht madje dhe në të njëjtën ditë me vaksinën e Covid-19.