Halloween është pas dere dhe akoma nuk e keni vendosur cili do të jetë kostumi juaj? Ja cilët janë personazhet nga mund të frymëzoheni dhe përshtaten më së miri me shenjën tuaj zodiakale.
Dashi-Ndonjëherë mund të duket pak agresiv, por thjesht kërkon të arrijë objektivat. Për kostumin tuaj të Halloween mund të zgjidhni personazhe të forta dhe pasiononte si psh Hermione tek Harry Potter, Wonder Woman ose princesha Jasmine. Nëse këkroni frymëzim nga personazhet e vërtetë dhe të famshëm, bëhuni si Lady Gaga.
Demi-Si rregull i përgjithshëm, Demat janë kokëfortë dhe shumë besnikë. Kostumet e përshtatshme për ta janë të një personazhi të fortë dhe me vullnet si Maleficient ose Katniss te Hunger Games apo Trilli tek Peter Pan.
Binjakët-Binjakët kanë tonelata energji, janë shumë inteligjentë, luftojnë me luhatjet e humorit dhe pavendosmërisë prandaj u duhet një personazh me personalitet plot flluska si Harley Quinn, Crudelia de Mon ose Piper Chapman tek Orange is the New Black. Nëse doni një personazh real, mund të zgjidhni mes Jane Fonda, Anastasia ose Gwyneth Paltrow.
Gaforrja-Të lindurit e Gaforres janë persona xhentilë, të ndjeshëm, të dhembshur dhe protektivë. Atyre u shkon shumë personazhi i Mulan ose Sailor Moon, Bella Swan tek Twilight ose Meredith Grey te Grey’s anatomy. Nëse doni një personazh real, bëhuni Audrey Hepburn ose Kate Middleton.
Luani-Kurajozë, krenarë, ndonjëherë edhe prepotentë, luanët nuk mund t’i mbajnë përbrenda kapacitetet e tyre prej lidershipi. Kostumi perfekt për Halloween do të ishte ai i personazheve të ashpër dhe pak të paarritshëm si Merida tek filmi i Disney ‘Ribelle’ ose Megara tek ‘Herkuli’ apo Daenerys Targaryen tek ‘Game of Thrones’. Nëse doni t’i ngjani një të famshmi, trukohuni si Madonna.
Virgjëresha-Virgjëreshat janë perfeksioniste, të organizuara dhe të besueshme. Janë në humor gjithë kohës, por kushdo që i njeh mirë, është i vetëdijshëm për ironinë e tyre. Kostumi ideal për to do të ishte ai i Elle Woods tek Legally Blonde ose i Monica Geller tek ‘Friends’. Nëse doni një personazh real, mund të frymëzoheni nga Beyonce.
Peshorja-Një karakteristikë e të lindurve në shenjën e Peshores është se kanë aftësinë t’i bëjnë të tjerët të ndihen shumë komodë. Nuk kanë frikë të provojnë të renë dhe e dinë që gjithçka është e përkohshme në këtë botë, prandaj e gjejnë veten tek Ana e ‘Frozen’, Rapunzel, por edhe Mary Poppins e Hirushja. Nëse duan një frymëzim real, mund të zgjedhin figurën e Kim Kardashian.
Akrepi-Akrepët janë njerëz intensivë, por pak kokëfortë. Të shtyrë nga pasione të forta, mund të bëhen manipulues për të arritur objektivat. Nuk kanë frikë të thonë se ç’mendojnë, prandaj kostumi perfekt për ta është ai i Morticia ose Wednesday Addams.
Shigjetari-Shigjetarët janë rehat me botën dhe do të ndiheshin shumë të lumtur me një pasaportë në dorë dhe çantë në kurriz. Liderë të lindur, nuk e çajnë shumë kokën se ç’mendojnë të tjerët. Provoni princeshën Leila, të Lara Croft, Karen Smith tek Mean Girls ose Joy tek Inside Out.
Bricjapi-Bricjapët janë jashtëzakonisht ambiciozë dhe nuk kanë frikë të përveshin mëngët për të punuar fort kur është fjala për të arritur objektivat. Kurioziteti dhe qasjet e tyre na kujtojnë atë të Panterës Rozë. Prandaj kostumi ideal për ta do të ishte Miranda Priestly tek ‘Djalli vishet me Prada’, Buffy-vrasësja e vampirëve dhe Meghan Markle.
Ujori-Të lindurit në këtë shenjë kanë një damar të spikatur artistik dhe mund ta ndjekin rrymën pa u sforcuar. Gjithashtu kanë një mentalitet të hapur dhe gjejnë të përbashkëta edhe me njerëzit që nuk u ngjajnë shumë atyre. Rrjedhimisht, për Halloween mund të jenë ekscentrikë si 11-a te Stranger Things, Esmeralda tek Katedralja e Parisit ose Borëbardha. Për sa i përket personazheve reale, ide e mirë do të ishte Angelina Jolie ose Frida Kahlo.
Peshqit-Peshqit adhurojnë të argëtohen: kanë një vizion shumë fëminor për botën. Janë të ndjeshëm dhe miq shumë të mirë. Kostumi i tyre mund të përfaqësojë shumë mirë personalitetin nëse zgjedhin Carrie Bradshaë tek ‘Sex and The City’, Luna Lovegood tek Harry Potter ose Liza në Botën e Çudirave.