Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin e vendit në BE, ambasadori Zef Mazi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Helsinki, Finlandë. Kryenegociatori Mazi zhvilloi nje takim të gjatë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto. Me ministrin Haavisto u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh të rëndësishme, si bashkëpunimet rajonale, vendimet për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ngerçi dhe bllokimi i ecurisë për shkak te mosmarreveshjes midis Bullgarise dhe Maqedoninë së Veriut, etj.

Qëndrimi i qarte i Shqipërisë iu paraqit edhe nje here ministrit, perfshire me argumentat perse duhet bere sa me pare konferenca, perse duhet zgjidhur urgjent mosmarreveshja dhe, sa kohe duhet te rrije peng e kesaj Shqiperia kur ajo nuk ka asnje lidhje me kete gje. Alternativa e vetme është vijimi i procesit te integrimit.

Ministri Haavisto konfirmoi mirekuptimin e pales finlandeze dhe pergezimin dhe mbeshtetjen e saj per plotësimin nga Shqiperia te gjithe kerkesave te Keshillit per mbajtjen e konferences. Qendrimi i Finlandës ka qenë dhe është mbështetës i qartë i vijimit të procesit të zgjerimit pa humbur kohe tjetër me Shqiperine. Shqiperia i ka plotesuar kerkesat.