Investimet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fushë-Prezë, Tiranë, kanë modernizuar ambientet duke ofruar kushte më të mira dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga transformimi që kanë sjellë investimet në godinën e DRSHTRR-së në Fushë-Prezë.
“Këto janë ambientet e reja dinjitoze të punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve të DRSHTRR në Fushë-Prezë, Tiranë”, tha Rama.
Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve prej 31 majit po ofrohet nga shteti dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ndaj po vijojnë investimet për përshtatjen e kapanoneve rajonale.
Falë këtyre investimeve në DRSHTRR-të në gjithë vendin janë siguruar kushte pune e shërbimi dinjitoze.