Gazetari Mero Baze ka ironizuar një lajm të qarkulluar në shumë portale, se Garda e Republikës do të mbrojë Lulzim Bashën. Lajmi është shpërndarë në masë nga portalet pranë Berishës, për të krijuar idenë se Rama po mbron Bashën nga Berisha. “I vetmi kryetar opozite që ka pushuar nga puna rojet e Gardës ka qenë Sali Berisha në nëntor 2000.
Argumenti ishte se nuk e mbrojtën nga arrestimi i Ilir Metës por e lanë ta “merrte peng” policia e Niko Brahimit në komisariat.
Pjesa tjetër pastaj dihet… Kjo analogjia me Lulin duket si nostalgji e Saliut për atë kohë”, shkruan Baze.