Në vijim të procesit të monitorimit dhe adresimit tê situatës së Pandemisë COVID-19, pjesë e së cilës është dhe vaksinimi masiv i popullatës që vijon me intensitet dhe përgjegjshmëri në të gjithë territorin e vendit, pa u ndalur asnjë ditë, në qendrat e vaksinimit masiv, qendrat shëndetësore, në komunitet, derë më derë dhe pranë universiteteve, ju bejmë me dije se
TË GJITHA vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.
Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit. Persa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar. Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndesishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijojnë me vaksinimin si zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë! VAKSINOHUNI! VAKSINIHUNI! VAKSINOHUNI! RESPEKTONI MASAT E PARANDALIMIT TË INFEKSIONIT!