Pëlqimet mbi ushqimet, apo gjërat e ndryshme në jetë, janë ndonjëherë individuale. Ama në plot studime të realizuara, shenjat e horoskopit kanë disa pëlqime të përbashkëta. Më poshtë do të gjeni listën e plotë me çdo shenjë horoskopi, bashkë me çfarë pëlqejnë të bëjnë apo hanë më shpesh.
Dashi – Dashi mbaron pas akulloreve. Gjatë gjithë verës, nëse do të ishte në dorën e tyre, në çdo dalje do të porosisnin akullore.
Demi – Është shenjë paksa komplekse. Demi pëlqen ushqimin (thuajse çdo gjë), artin dhe të shohë filma në Netflix. Me ushqim të mirë dhe filma në Netflix, një person i shenjës së Demit nuk do të dilte asnjëherë nga shtëpia.
Binjakët – Pëlqejnë të flasin sa më shumë. Është thuajse e pamundur të shohësh një person të shenjës së Binjakëve të heshtur, madje edhe kur temat e diskutimit nuk u duken interesante.
Gaforrja – Pëlqejnë të qajnë dhe të ankohen për çdo gjë. Mjafton që diçka të shkojë keq në rutinën e tyre dhe fillojnë e ankohen për çdo gjë të mundshme.
Luani – Personat e shenjës së Luanit pëlqejnë shumë të udhëtojnë dhe të pijnë. Edhe pse nuk e pëlqejnë ditën e nesërme pas dehjes, prapë nuk i thonë “Jo” disa pijeve alkoolike.
Virgjëresha – Edhe njerëzit e kësaj shenje pëlqejnë shumë të udhëtojnë, sidomos me shoqërinë dhe gjithashtu, të lexojnë libra në kohën e tyre të lirë.
Peshorja – Edhe pse duken si persona të qetë, njerëzit e kësaj shenje kanë pëlqime të çuditshme. Pëlqejnë të ngasin biçikleta, të dehen dhe të dalin shpesh nëpër party.
Akrepi – Është një nga ato shenjat që nuk pëlqen të lodhet shumë, përkundrazi, pëlqen pamasë të flejë. Nëse do të kishte kohë të lirë, zgjedhja e parë e një Akrepi do të ishte të flinte.
Shigjetari – Pëlqen aventurat, udhëtimet në orët e vona të natës, shpejtësinë në makinë.
Bricjapi – Janë persona që punojnë fort, jo sepse u pëlqen shumë puna, por sepse u pëlqejnë paratë. Duan të fitojnë sa më shumë para, ndaj shpesh i shohim duke bërë 2-3 punë njëkohësisht.
Ujori – Njerëzit e kësaj shenje, edhe pse mund të duket e pabesueshme, pëlqejnë debatet e forta. Janë të heshtur në shoqëri, por në momentin e parë të një debati, shpërthejnë në mënyrë të habitshme.
Peshqit – Peshqit pëlqejnë të flasin me të gjithë, në çdo ambient ku ndodhen. Duket sikur duan t’i ngacmojnë të tjerët, por jo. Thjesht duan të shkëmbejnë muhabete. Pëlqejnë gjithashtu edhe video-lojërat.