Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e saj nga Partia Demokratike disa vite më parë.
Ajo u shporeh se një nga arsyet e largimit të saj ishte edhe se ish-kryeministri Sali Berisha ishte në anën e Lulzim Bashës në atë periudhë dhe ajo nuk kishte asnjë hapësirë.
“Nuk kisha asnjë hapësirë dhe Berisha ishte në anën e Lulzim Bashës në atë periudhë. Mua më nxorën nga forumet dhe forumet nuk mblidheshin dhe nuk kisha më ku të flisja.Kam bërë çdo gjë që mund të bënte një njeri që ka qenë nënkryetare e PD për rreth 20 vite”, tha Topalli në Ora Neës.
Ajo u shpreh se largimi i saj dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Berishës u bë me një vendim personal të Bashës në 12 të natës.
“Nuk jam larguar por na kanë larguar në mënyrë të paligjshme me një vendim personal në 12 të natës. Berishës i kam thënë se Lulzim Basha po rrëzonte çdo parim, çdo përfaqësim brenda forcës tonë politike”, u shpreh Topalli.