Ironitë mes Kryeministrit Rama dhe Kryedemokratit Basha nga foltorja e Parlamentit nuk kanë të sosur!
Pas debateve ironizuese mes tyre, Rama i kërkon Bashës që ta respektoj dhe të mos e dhunojë verbalisht për të realizuar objektivat e veta!
Duke iu drejtuar Bashës, Rama i thotë: ‘Por mos nxirr këtu që të shfrytëzosh këtë foltore si ‘Beni që ecën vetë’ natën në pyll dhe këndon që të mundi frikën. U bëre qesharak fare’.
Rama: Nuk po zgjatem shumë, por edhe një herë unë e kuptoj dhe këtë rast të gjithë e kuptojnë se pse të duhet ty Lulzim kjo retorika që ska shokë shumë dhe ka përballë frikacakë, që nuk ja dalin dot të ballafaqohen me sfidat e këtij trimi. Edhe një herë dhe do ta bëj këtë parantezë deri kur të humbasë shpresën dhe të mos angazhohem në këto lloj debatesh: Më respekto dhe të të respektoj. Nuk mundesh do të ti që në përpjekjen për të realizuar një objektiv të vetin të dhunojë verbalisht rivalin, nuk e bën dot. Fatkeqësia është që e ke provuar shumë shpesh, që të është kthyer mbrapsh, dhe ke mbajtur këto fjalime që të janë blozë, aq herë ke dështuar! Këto dokrrat e tua me trimëri e me ndershmëri e me pathyeshmëri thuaja vetes! Por mos nxirr këtu që të shfrytëzosh këtë foltore si Beni që ecën vetë natën në pyll dhe këndon që të mundi frikën. U bëre qesharak fare. Nëse do të bësh procese këtu, bashkë me ne, për ato nisma që ke lancuar, duhet të kuptosh që nuk kemi kohë për të humbur për ti bërë këto Zotërote e ke treguar se jo vetëm me shifrat po edhe me germat ke probleme, dhe lexon siç do kur improvizon ditën e radhës në politikë.
TI ke leximin tënd ne nuk mundemi të hyjmë në proces ndryshimi kushtetute duke të besuar ty si lexon ti. Këto bëhen me dialog midis përfaqësuesve të PD dhe PS, që bën mirë ti respektosh nëse nuk do ta presim këtë mënyrë komunikimi. Shkove deri te kafshimet, se ke qenë aleat me një që kafshonte deri dje, dhe të ka ngelur në kokë dhe e nxjerrë këtu, Goxha burrë, se s’je prandaj e bën këtë. Nuk je në ëndërr është ora 12 e gjysmë e drekës, zgjohu lëri këto, kafshoj kafshoj. E di nga e ke aleatin që ke pas, me premtime kafshimesh, në vesh. Flet përçart këtu.