Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai është parë të hyjë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me automjetin luksoz.
Automjetin ai e ka marrë nga këngëtari Fero me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira.
Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë makinën, është shprehur se nuk mund të tregojë. Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai.