Ish-kampioni i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov, mendon se asgjë nuk do ta joshë të kthehet në UFC, pasi zbuloi se u pajtua me të ëmën për t’u pensionuar pas vde kjes së babait të vet të dashur. Nurmagomedov, 33 vjeç, vlerësohet si njëri prej luf tëtarëve më të mëdhenj në historinë e MMA dhe u pensionua nga sporti në tetor të vitit të kaluar si i pamposhtur me 29 fitore dhe asnjë disfatë.

Vetëm katër muaj paraprakisht, babai dhe mësuesi i tij, Abdulmanap, kishte vd ekur.
Nurmagomedov ka thënë se u pensionua në kohën e përkryer dhe se vendimi ishte shumë i mirë. Luf tëtari rus zbuloi se presidenti i UFC-së, Dana White, i kishte kërkuar të kthehej në kafaz para dy muajve.

I pyetur tani nëse ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë, Nurmagomedov u përgjigj: “Jo, nuk mendoj se do të ndodhë. Nuk e di nëse mendja ime ndryshon dhe unë çmendem paksa, ne nuk e dimë kurrë se çfarë do të ndodhë nesër”. “Tani unë nuk jam i dehur në jetën. Jam mirë, falë Zotit”, shtoi ai.