Në drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Europian zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë për legjislaturën e re parlamentare. Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Tabaku në fjalën e saj i uroi anëtarëve një sesion te mbarë parlamentar dhe vazhdoi me konstituimin e përbërjes se komisionit.
Po ashtu, edhe nënkryetarja e këtij komisioni Etilda Gjonaj theksoi punën e rëndësishme dhe rolin që luan ky komision për të hyrë në axhendën e integrimit evropian. Më tej, kryetarja njoftoi kalendarin e punimeve te komisionit për periudhën 27 shtator–15 tetor 2021 që u miratua me shumice votash. Mbledhja u zhvillua me prezencë fizike të deputetëve.