Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetësore bënë me dije se janë testuar 3.327 mostra të personave të dyshuar se janë të infektuar dhe nga ky numër 56 kanë dalë pozitivë.
Ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me Covid. Sipas autoriteteve 281 persona janë shëruar derisa 2.330 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të shtunën, 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.