Rritet çmimi i biletave të transportit në Kosovë. Rritjeve të çmimeve të produkteve duket se nuk po i shpëton as Kosova. Pas rritjes së çmimeve të naftës, disa kompani private kanë nisur të rrisin edh çmimin e biletave, njëjtë siç po ndodh me çmimet e bukës. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se pandemia ka bërë që bota të ballafaqohet me krizë ekonomike duke mos e anashkaluar as Kosovën. Sipas tij agjenda politike po dominon në Kosovë, në vend se të merremi me ekonomi.

Energjia dhe burimet energjetike do të jenë të përdorura për mekanizëm si projeksion dhe e tëra kjo do të ndikojë që edhe në Kosovë të kemi ngritje të çmimeve.

Ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli në një debat ka lënë të hapur mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike vitin e ardhshëm.

Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë vitit tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri.

Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.