Kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh në lidhje me rritjen e çmimit të kaburantëve që sipas tij po vjen si pasojë e një krizë të jashtëzakonshme energjetike. Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të jap efektet edhe tek ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Rama tha se kjo fatkeqësi e re ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve e jo vetëm të karburanteve, gazit, karbonit e naftës, por edhe mallrave të konsumit që po diktohet nga manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

Kryeministri Rama tha se kjo do të prek jetën e familjeve dhe bizneseve, por se qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorët familjarë.