Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë se gjimnazi “Sami Frashëri” do të hapet shtatorin që vjen.

“Shkolla “Sami Frashëri” do bëhet gati për vjitin tjetër. Për të gjithë ata që shpifën e që sot janë në gjykatë, duke thënë që shkolla do bëhej pallat apo shkolla do bëhet në Paskuqan, unë besoj që prova është tek rruga e Barrikadave. Do i ftoj edhe kundërshtarët e “Sami Frashërit” që vetë mund të kenë qenë tek “Sami Frashëri”, por që për politikë janë gati të thonë marrëzira, në festën e hapjes vitin tjetër”, tha Veliaj.

Për sa i përket shkollave të reja që po hapen në Tiranë kryebashkiaku tha se këtë vit po hapen 13 shkolla të reja, ndërkohë që në janar do hapen 10 të tjera, dhe në shtatorin që vjen gjithashtu 10 shkolla të tjera, duke i dhënë kështu fund mësimit me dy turne.