Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me deputetët e opozitës, të cilët, nga vendi, ngritën zërin pasi Rama i quajti konceptet e tyre ‘mbeturina të sistemit të vjetër’. Rama kërkoi që opozita të respektonte fjalën e tij dhe të mos ndërhynin, duke thënë se nëse nuk bëhej ‘një marrëveshje e tillë’ që kush flet të dëgjohet, ai mund të ikë nga salla dhe ‘t’ju lë këtu të flisni vetë’.

“Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Unë nuk ofendoj taksën ndërkohë që këtu me respekt dëgjojmë të shara para e mbrapa, që nga të sharat për zonjën atje, e rreth e rrotull, po nuk merrem me ju se jeni në një hall që nuk jua zgjidh njeri. Megjithë taksën e karbonit, nafta është sot më lirë se çishte kur ishit ju. A ka mundës të mbaroj unë, do e bëjmë marrëveshjen që kur njëri flet të tjerët dëgjojnë siç ju dëgjojmë ne ju kur flisni edhe pse nuk thoni asgjë. Se ndryshe unë e kam të thjeshtë, iki e ju le këtu të flisni, por vij për respekt ndaj jush. Kur flasim dëgjojmë, na pëlqen apo jo.