Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA, Ana Kovacevic Kadovic.
Drejtorja Kovacecic e informoi Kryetaren e Kuvendit, Nikolla mbi bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA.
Nikolla e falënderoi Drejtoren Kovacevic për bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë.
“Instituti Kombëtar Demokratik i SHBA është një partner i rëndësishëm i Kuvendit për konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbështetjen për rritjen e performancës në ushtrimin e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse e përfaqësuese në mënyrë sa më efikase, modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit dhe mbështetjen e edukimit qytetar e të pjesëmarrjes politike, me fokus të veçantë të rinia, etj”, theksoi Nikolla.