Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar këtë të enjte me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.

Biseda u fokusua tek politika e aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Pas këtij takimi Kurti ka falënderuar ish-ministrin e Gjermanisë për rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999 , që u pasua me ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.