Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në Konferencën Rajonale me temë “Edukimi për Median dhe Informacionin për të mirën publike”, organizuar nga UNESCO në prag të “Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin”.
Kushi vlerësoi se “zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë dhe realiteti digjital e forcon akoma më shumë detyrimin tonë për të mbështetur dhe edukuar brezat e rinj që të orientohen tek burimet e besueshme të informacionit, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura dhe të zgjidhin problemet në jetën e përditshme”.
“Nëpërmjet Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar kemi hartuar tashmë një strategji për edukimin për median dhe informacionin, në bashkëpunim me UNESCO dhe Institutin Shqiptar të Medies”, tha Kushi.