Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në Konfer­encën Rajonale me te­më “Edukimi për Medi­an dhe Informacionin për të mirën publike”, organizuar nga UNESCO në prag të “Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin”.

Kushi vlerësoi se “zhvillimi me hapa të shpejtë i teknolog­jisë dhe realiteti digjital e forcon akoma më shumë detyrimin tonë për të mbështetur dhe edukuar brezat e rinj që të orientohen tek burimet e besueshme të informacionit, në mënyrë që të ma­rrin vendimet e duh­ura dhe të zgjidhin problemet në jetën e përditsh­me”.

“Nëpërmjet Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar kemi hartu­ar tashmë një strate­gji për edukimin për median dhe informac­ionin, në bashkëpunim me UNESCO dhe Institutin Shqiptar të Medies”, tha Kushi.